Sondazh

 

“Osmani nuk bëhet presidente”/ Ministrja e Kurtit: Kemi emra të tjerë konsensualë

schedule17:21 - 21 Korrik, 2026

schedule 17:21 - 21 Korrik, 2026

Vjosa Osmani nuk është kandidate konsensuale për postin e kreut të ri të shtetit.

Deklarata vjen nga deputetja e VV, Arbërie Nagavci, disa herë e përzgjedhur nga Kurti për poste të larta ministrore.

Nagavci u shpreh e bindur se Kosova ka kandidat konsensual të cilit do të ishin të denjët për këtë pozitë.



Zhvillimet e fundit që kanë ndodhur janë tregues që nuk ka një unitet në raport me kandidatin apo kandidaten konsensuale në këtë rast me zonjën Osmani. Kështu që konsideroj se ka akoma kohë edhe vend për diskutime në mënyrë që vendi t’i ofrohet një president u shpreh Nagavci.

Sipas Nagavcit, Lëvizja Vetëvendosje ka emra konsensual për president, por ajo deklaroi se emri duhet të dal nga negocimi me partinë që do të jenë pjesë e votimit.

Edhe pse rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit u zyrtarizua, ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu nuk e ka përcaktuar akoma datën e seancës konstituive, ndërsa mes partive nuk ka asnjë dakordësim zyrtar për marrëveshje politike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!