Të paktën 14 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e sulmeve të ndërsjella mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas autoriteteve të të dy vendeve, 6 persona u vranë nga sulmet ukrainase në territorin rus, ndërsa bombardimet ruse në Ukrainë lanë të paktën tetë viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Në anën ruse, një dron ukrainas goditi një autobus me civilë, duke shkaktuar vdekjen e 5 personave, mes tyre katër gra dhe një adoleshent. Nga sulmi mbetën të plagosur edhe 23 persona, tre prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike. Një tjetër viktimë u raportua në një sulm të veçantë.
Ndërkohë, Rusia vijoi sulmet ajrore në disa zona të Ukrainës, ku u regjistruan të paktën tetë viktima. Tre persona humbën jetën dhe tetë të tjerë u plagosën pasi bombardimet goditën një ndërtesë kompanie.
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon pa shenja zbutjeje. Gati katër vjet e gjysmë pas nisjes së pushtimit rus, përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mbeten të bllokuara./abcnews.al



