Çmimet e naftës u rritën me rreth 3% të dielën, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Irani shkëmbyen sulme për më shumë se një javë.
Trafiku në Ngushticën e Hormuzit, ku rrjedh 20% e furnizimit global me naftë, ka qenë në rënie pas përshkallëzimit të tensioneve javën e kaluar.
Artur Ribaj, ekspert për ekonominë në një intervistë në emisionin “Money Report” në ABC News, foli për këtë situatë dhe ndikimet që kjo mund të sjellë.
“Gjasat janë edhe për një faktor tjetër sepse SHBA vazhdojnë të kenë prodhime të larta vetë, për nevojat e tyre. Tregjet e tjera vendosen më shumë në vështirësi. Por mbete për tu para mbarëvajtja. Mënyra se si menazhohet në tregjet tona lokale, kjo lë vend për të pasur një diskutim se mund të japë efekt apo të ndikojë në Shqipëri, për shkak të masës së madhe që zë në konsum. Por Eurozona qëndron më e mbrojtur në drejtim të këtij elementi, por ngelet për t‘u parë vazhdimësia. Pasojat mund të ndihen, por më shumë problemi është te tregu shqiptar, tregu lokal. Por duhet thënë që jemi në situatën që do të mbahet në monitorim dhe do të shihet efekti i saj dhe duhet të mos krijohen rritje çmimesh për shkak të panikut. Me këtë qasje të menjëhershme në krahun rritës nuk është fort korrekt, sepse në krahun zbritës janë shumë më të ngadaltë”, tha ai.
Gjithashtu ai theksoi se mbyllja për një periudhë të zgjatur të Ngushticës së Hormuzit, e përafron krizën me atë të Ukrainës.
“Në rast se “efekti do të zgjatet, apo ngjashmërinë e një periudhe të zgjatur të bllokimit të kanalit të Hormuzit që do të na përafronte me krizën e ngjashme të Ukrainës, atëherë po norma e inflacionit do të rritej më shumë”, tha mes të tjerash ai.
/abcnews.al/



