Sondazh

 

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: Puna ime mbaroi, po largohem me një buzëqeshje

schedule13:18 - 20 Korrik, 2026

schedule 13:18 - 20 Korrik, 2026

BRITANI- Me frazën “puna ime ka mbaruar”, Keir Starmer mbajti fjalimin e tij të fundit si Kryeministër Britanik jashtë Downing Street, pak para se t’ia dorëzonte zyrtarisht pushtetin pasardhësit të tij, Andy Burnham.

Keir Starmer ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, njoftoi Pallati Buckingham. Sipas një deklarate të Pallatit, Starmer zhvilloi një takim me Mbretin këtë mëngjes, ku paraqiti dorëheqjen e tij nga detyra e kryeministrit dhe si Lord i Parë i Thesarit. Dorëheqja është pranuar nga monarku.

“Deputeti Sir Keir Starmer pati një audiencë me Mbretin këtë mëngjes dhe paraqiti dorëheqjen e tij si Kryeministër dhe Lord i Parë i Thesarit, të cilën Madhëria e Tij e pranoi”, thuhet në deklaratën e Pallatit Buckingham.



Në takim me Mbretin ishte gjithashtu edhe bashkëshortja e tij, Zonja Starmer.

Siç deklaroi ai, në fjalimin e tij, marrja e detyrës së kryeministrit ishte nderi më i madh i jetës së tij, duke shprehur bindjen se Britania ështëmë e fortë dhe më e drejtë sot sesa ishte dy vjet më parë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!