Dyfytyrat e Berishës për Zvërnecin. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar se siguron një dokument ku provohet se zhvillimin turistik të Zvërnecit e ka firmosur me dorën e vet shumë vite më parë Sali Berisha dhe qeverisja e PD.
“Jam duke pritur Saliun, mezi pop res të vijë, se kam një document aty, që këtë saliun do e qeshë saliun jo për 30 vite, por për 60 vite, kam një document ku saliu me dorën e vet ka firmosur zhvillimin e gjithë zonës së Zvërnecit. Masterplani. Por jam duke e pritur, kur të vijë, rrezik svjen më, puna e tij”, u shpreh Balla.
Derisa dokumenti të publikohet, Balla pret betejën politike me Berishën. Por një ish-funksionar i lartë i qeverisë Berisha, ish-ministri i Turizmit, Edmond Spaho zbuloi pak ditë më parë në emisionin Real Story në ABC NEWS, se ka patur një strategji gjatë qeverisjes së PD për zhvillim të turizmit të lartë për gjithë bregdetin jugor, përfshi dhe Zvërnecin.
“Unë e di nga studimet që janë bërë për mjedisin, ën zonën bregdetare të Shqipërisë, nga veriu i vendit deri në jug në Korufz, e di që gjithë zonat janë sensitive, porn ë të gjtiha, e di nga ekspertët që hartuan asojkohe strategjinë e mbrojtjes së mjedisit, kanë rekomanduar zhvillim të turizmit të nivelit të lartë, sidomos gna Vlora e poshtë përfshirë dhe Zvërnecin”, tha Spaho, në një intervistë për Real Story.
Në fillim të protestave, Berisha mbajti një qëndrim të çuditshëm. Fillimisht pro investimit, kundër protestës. Më pas pro investimit, pro protestës. U duk se doktori ishte joshur nga leja për vizë në SHBA. Por duket se planet e doktorit kanë qenë prej kohës kur ishte ende i përkëdheluri i amerikanëve në Shqipëri.
“Që kompania ‘Affinity’ e dhëndrit të ish-presidentit amerikan Trump, në atë kohë se nuk ishte në pushtet, ka treguar interes të veçantë dhe do të investojë në Sazan dhe Zvërnec, në atë kohë u tha 2 miliardë a diçka e kësaj natyre. Pavarësisht se ai ishte në opozitë, une dola plotësisht dakord. Pse? Që të jemi të hapur me ju. Kam thënë vetëm një fjalë, sepse i ka paratë. Sepse thuhej që fondi Saudit, fondi Saudit i investimeve fondi Saudit, janë fondet publike të investimeve, është fond trilioner. Ai ka triliona dhe natyrisht paratë ishin. Unë arsyeja bazë pse kam thënë po, ka qenë kjo dhe e kam lidhur me paratë. Me këtë unë absolutisht nuk kisha asnjë dyshim se Edi Rama po blinte influenca politike. Nuk dyshoja fare në këtë. Por përsëri për mua interesi kombëtar, interesi i vendit dilte mbi këtë. Dilte mbi këtë”, shprehej Berisha në deklaratë të tij më 3 qershor të këtij viti.
Sot për shkak të protestës, doktori ka urdhëruar deputetët e PD të bojkotojnë parlamentin deri në futjen në rendin e ditës të 5 kërkesave të protestuesve në parlament. Edhe vetë protestuesit duket se kanë harruar Zvërnecin, por harrimi i së vërtetës i intereson vetëm Sali Berishës.
Fjala e plotë:
Gënjeshtar me pagesë! I vetmi njeri që do mbahesh mend në kuvendin e Shqipërisë që erdhe si një mbajtës çante, i një deputeti tjetër, je ti. Tani, më thonë kolegët që të nxjerr mesazhet tua dhe të familjarëve tu, e di mirë: e di mirë ti, e di mirë. Mbylle gojën. Mbylle gojën. Mbylle gojën. Tani, gënjeve, gënjeve, gënjeve, gënjeve këtu, zonja kryetare është një është një zhurmues. Do merrni masa ju?
Nxehja është provë e së vërtetës. Kur nxehesh, tregon që e ke mizën nën kësulë. Dhe miza lëviz edhe të shkakton çorientim mendor. Zotëri, ti je një gënjeshtar me pagesë. Erdhe këtu bëre përsëri të njëjtën gabim dhe u kape përsëri me presh në dorë. Ju referove ligjit për tokën bujqësore. Sikurse edhe ligji për censin e bujqësisë, është një ligj që është pjesë e detyrimeve të Shqipërisë në kuadër të marrëveshjes për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Erdhe këtu dhe the që ligji për tokën bujqësore është me porosi, dhe po e bën Taulanti me porosi, ndërkohë që Taulanti i bika paska korruptuar Bashkimin Europian, Komisionin Europian, një kapitull të marrëveshjes për anëtarësimin. Prandaj, gënjeshtrat i kanë këmbë të shkurtra, mban në dorë një letër bakalli që nuk thotë asgjë, vjen këtu dhe vazhdon të mbrosh interesat e familjes së Agron Shehajt, nga i cili paguhesh, dhe duhet ta dish që Agron Shehaj, së bashku me familjarë të tjerë të tij, përfshirë dhe njërin që e ka pasur dhe drejtor të kadastrës së Vlorës, janë ndër personat më të përfshirë në hajdutërinë dhe në masakrat e pronave në Vlorë. Arsyeja pse padronin tënd, tutorin tënd politik nuk e votojnë në Vlorë është pikërisht se një ballist si puna e tij dhe puna jote kanë grabitur pronat ndërkohë ligji për tokën bujqësore nuk ka lidhje fare. Nëse do të hysh në Bashkimin Europian, thotë Bashkimi Europian, duhet të përafrosh legjislacionin tënd me legjislacionin tim, thotë BE-ja. Me atë që quhet Acquis communautaire . Jo Hakiu nga komunet e Terrës. Që ta kuptosh. Jo Jakiu nga komuna e Terrës. Nga por Acquis communautaire është legjislacioni i BE-së. Mbaje lart atë aty. Mbaje.
Sepse të duhet për reel-in e radhës. Ndërkohë që po të shpjegoj, në këtë legjislacionin europian thuhet qartë që jemi të detyruar dhe ne, Shqipëria që e kishim në ligj pamundësimin e shitjes së tokës bujqësore duhet që të përafrosh atë me legjislacionin e BE-së. Kështu e ka Italia, ku Agroni, Gonja ka blerë tokë, ka blerë vilën, ka blerë dhe tokën. Se po e shikoja në Google Earth tani tokën e Gones mirë mirë çdo qeshë e gjithë Shqipëria dakort dakort dakort dakort dhe çdo qeshë kur të dalin ato të shkreta patjetër patjetër patjetër kështu gabim ore gabime kam unë po njërin njërin e çova njërin atë gjyshin e babain e Gones kur çova babain e Gonës ,Gonen nuk e kam asgjë e kam pesha pupël kështu që do presësh sepse në Itali Gonja shkon dhe blen dhe tokën edhe vilën edhe tokën ne duam të hyjmë BE do blesh edhe vilën edhe tokën, bëje ato duhet ta shesësh edhe tokën nuk dhe këtu pastaj qartësohet që ti je një gënjeshtar sepse vjen këtu abuzon mendon që ata që na ndjekin janë mish për top. Ata që na ndjekin nuk kuptojnë, kuptojnë shumë mirë ata dhe e dinë fare mirë që edhe ajo që mban ti në fakt është një investim unë nuk di fare, thjesht dhe vetëm ajo çfarë është raportuar diskutim në media vjen një investitor të blejë një tokë dhe ajo që ne duhet t’i garantojmë ne duhet t’i garantojmë… po jam duke pritur Saliun që ta dish jo ty se me ty s’po jam duke pritur Saliun mezi po pres të vijë Saliu se kam një dokument aty or ti që këtë Saliun do ta qeshi gjithë Shqipëria jo për 30 vjet po për 60 vjet të ardhshëm.
Kam një dokument aty që Saliu ka firmosur me firmën e vet zhvillimin e gjithë zonës së Zvërnecit, masterplani por jam duke e pritur kur të kur të vijë rrezik s’vjen më ku i dihet punë e tij prandaj zonja kryetare të nderuar kolegë këto ligje që diskutojmë dhe votojmë janë pjesë e një pakete të rëndësishme për afrimin e legjislacionit nuk kanë të bëjnë aspak fare me pretendimet që ngre një deputet i cili flet pa u menduar akuza të pabaza ke akuza zotëri që ky ke akuza të lutem ke akuza që ky ligj… erdhe e the këtu që ky ligj po bëhet me porosi the këtu apo jo mirë mirë dakort shko shko bëj kallëzim penal në SPAK, shko bëje shko prapë shko bëje shko thuaj shko sot mos ka mjafton kaq mjafton këto deklarime kemi ngritur një institucion shko atje dhe thuaj po bëj por ti gënjen ti gënjen dhe gënjeshtarët si puna jote e kanë pasur jetëgjatësinë e shkurtër në politike dhe parlamentare dhe meqënëse pas meje e ka fjalën një neomarksist i ekstremit të majtë por që vetëm në lidhje me parimet e neomarksizmit dhe të majtës nuk ka, sot departamenti amerikan i shtetit, sekretari Rubio organizon një konferencë ndërkombëtare pikërisht për dhunën që vjen nga ekstremi i majtë dhe këtu pastaj është ajo pjesa më qesharake kur një ballist bashkohet me një ekstremist të majtë dhe merr dhe guximin t’i drejtohet deputetëve, thotë: do t’ju rrethojmë do t’ju rrethojmë. Po çfarë të rrethosh ti more. Dëgjo dëgjo unë unë me tipa si ti me tipa si ti do ta thoja kjo po s’ma le rregullorja etika e kuvendit se do të ta thoja se çfarë për çfarë mund të më vyesh ti në jetë në pjesë të caktuara të ditës pasi ke konsumuar një ushqim të shijshëm, por s’e them dot se s’ma le rregullorja.



