Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Do të jetë një ndeshje e veçantë”, Messi flet për përballjen me Spanjën në finalen e Botërorit

schedule11:51 - 16 Korrik, 2026

schedule 11:51 - 16 Korrik, 2026

Lionel Messi frymëzoi një rikthim sensacional për Argjentinën në fitoren 2-1 kundër Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, duke dhënë dy asistime për Enzo Fernandez dhe Lautaro Martinez.

Argjentina siguroi finalen e dytë radhazi në Kupën e Botës, ku do të ndeshen me Spanjën, të dielën, më 19 korrik nga ora 21:00 në “MetLife Stadium”.

Përpara finales së madhe kundër Spanjës, Messi lëvdoi dominimin e kombëtares La Roja, stilin e tyre të lojës dhe kontingjentin e Barcelonës.



“Ata janë një ekip i jashtëzakonshëm me lojtarë të shkëlqyer dhe një stil të shkëlqyer loje – një ekip që e njoh mirë”, ka thënë fillimisht ikona argjentinase.

“Është një filozofi futbolli; ata kanë luajtur në këtë mënyrë për shumë vite”. “Gjithashtu i njoh lojtarët. Jam përballur me shumë prej tyre më parë dhe ende i ndjek”.

“Disa luajnë për Barçën, një klub që e kam dashur gjithmonë dhe vazhdoj ta ndjek. Do të jetë një ndeshje e veçantë, shumë e barabartë”, përfundoi Messi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!