Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

  • në Europë 79%
  • rri në Amerikën Latine 21%
Loading ... Loading ...
 

Vodhën 69 milionë lekë për pensione e ndihma sociale/ Pranga drejtoreshës së Postës Shqiptare në Durrës dhe dy punonjëseve

schedule09:11 - 16 Korrik, 2026

schedule 09:11 - 16 Korrik, 2026

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj,  shefja e financës, Valbona Doni dhe arkëtarja Paola Dana janë vënë në pranga nga policia në kuadër të operacionit policor të koduar “Filiali”.

Nga hetimet dyshohet se, gjatë muajve prill dhe maj 2026, këto shtetase kanë përvetësuar shumën 69 milionë lekë të rinj, e cila ishte planifikuar të arkëtohej nga filiali i Postës Shqiptare Durrës, për degët Shijak dhe Krujë, me qëllim shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale për qytetarët e këtyre zonave.

Ndalimi i tyre u bë në funksion të procedimit penal të regjistruar nga Prokuroria, për veprat “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, të kryera në bashkëpunim.



Hetimet vijojnë për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore, të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!