Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tahiri dhe Xhihani analizojnë fitoren e Spanjës: Iberikët dominuan mesfushën, Franca hyri në fushë me mendjemadhësi

schedule22:10 - 15 Korrik, 2026

schedule 22:10 - 15 Korrik, 2026

Specialisti i futbollit Ermal Tahiri dhe trajneri Andi Xhihani kanë analizuar paraqitjen e Spanjës në përballjen ndaj Francës, e cila arriti të kualifikohet në finalen e Kupës së Botës.

I ftuar në emisionin “Futboll, jo Soccer”, Tahir theksoi agresivitetin dhe organizimin e Spanjës, duke u ndalur te kontrolli i mesfushës. Ai theksoi se iberikët u treguan “zotë” të mesfushës dhe kjo bëri çorganizimin e Francës.

“Pashë një Spanjë me një agresivitet dhe me linja shumë të ngushta, siç nuk e kemi parë asnjëherë. Pjesa që nuk më pëlqeu ishte fakti që një ekip kaq i bukur nuk mund të luajë me 4-2-4. Spanja ia mori mesfushën Francës dhe nuk e la të merrte topin. Franca nuk kishte mundësi të ndërtonte aksione në sulm. Duhej të ishte shumë më e fortë në mesin e fushës. Cucurella ishte lojtari i ndeshjes”, u shpreh Tahiri.



Edhe Andi Xhihani vlerësoi lojën e Spanjës, duke kritikuar qasjen e Francës në këtë takim.

“Franca hyri me mendjemadhësi. Spanja ka grupin dhe kur qarkullojnë topin, është e pamundur që dikush t’u dalë përballë. Ata thjesht nuk mërziten në kontrollin e topit”, deklaroi Xhihani.

Sipas dy specialistëve, diferenca në këtë përballje u bë nga dominimi i Spanjës në posedim, organizimi në mesfushë dhe aftësia për të imponuar ritmin e lojës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!