Mijëra pjesëmarrës në funeralin e gjeneralit irakian, thirrje: Vdekje Amerikës!

schedule15:43 - 4 Janar, 2020

schedule 15:43 - 4 Janar, 2020

Mijëra irakienë, nën një det flamujsh morën pjesë mëngjesin e së shtunës në Bagdad në kortezhin funebër për gjeneralin Iranian Qasem Soleimani, me parullën Vdekje Amerikës! Kortezhi pas arkivolit të njeriut të rëndësishëm të regjimit të Teheran duke ecur në rrugët e distriktit të Kazimia ku ndodhet dhe një objekt kulti i besimit shiit.

Në përfundim, në zonën e gjelbër të Bagdad, për ti bërë nderimet ndodheshin të pranishëm dhe shumë liderë irakienë. Trupi i pajetë i gjeneralit do të dërgohet në Iran ku do të varroset me një ceremoni që do të nisë pas tri ditësh zie kombëtare të shpallura nga lideri supreme Ajatollah Kamenei.

I pranishëm në ceremoni ishte dhe kryeministri irakien, Adil Abdul Mahdi. Një ditë më parë ai e kishte cilësuar sulmin amerikan si një përshkallëzim të rrezikshëm.

Ndërsa presidenti Iranian gjatë vizitës tek familjarët e general Sulejmanit u shpreh se do të merret hak për gjakun e tij ditën kur dora e keqe e Amerikës do të pritet përgjithmonë nga rajoni.

Nga ana tjetër ministri i jashtëm Iranian Zarif u shpreh se kjo vrasje do të ketë pasoja të pakontrollueshme.

Gjatë një bisede telefonike me sekretarin e përgjithshëm të kombeve të bashkuara Guterres, ai u shpreh se vrasja e gjeneralit ishte një shkëndijë e rrezikshme në një Irak të shkatërruar nga lufta.

Ambasadori Iranian në OKB, në një intervistë për CNN tha se reagimi ndaj një operacioni ushtarak është vetëm një operacion tjetër ushtarak. Ai theksoi se vendi i tij nuk mund të qëndrojë në qetësi, duhet të reagojë dhe do ta bëjë një gjë të tillë.

Ai konsideroi vrasjen e gjeneralit si një akt lufte ndaj Iranit.

NATO nga ana e saj ka ndërprerë misionet e trajnimit në Irak për arsye sigurie. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pati një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të mbrojtjes Mark Esper pas zhvillimeve të fundit në rajon.

Ministria amerikane e mbrojtjes konfirmoi se koalicioni anti-Isis në Irak do të ridimensionojë operacionet e tij për arsye sigurie, në një kohë që janë përforcuar dhe masat e sigurisë në bazat e koalicionit anti-Isis në Irak./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!