Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin/ Presidenti i SHBA: Marrëveshje tregtare dhe investimesh në Gjirin Persik

schedule19:47 - 14 Korrik, 2026

schedule 19:47 - 14 Korrik, 2026

Presidenti Amerikan  Donald Trum , është tërhequr nga propozimi për vendosjen e një tarife prej 20% për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke deklaruar të martën se në vend të saj do të fokusohet në arritjen e marrëveshjeve tregtare dhe të investimeve me shtetet e Gjirit.

Vendimi vjen pasi administrata amerikane kishte njoftuar një ditë më parë rikthimin e bllokadës ndaj transportit detar iranian dhe propozimin për tarifën, në përgjigje të njoftimit të Teheranit se kishte mbyllur Ngushticën e Hormuzit. Tarifa ishte parashikuar të hynte në fuqi në mbremjen e kesaj tem arte , por vetëm pak orë përpara afatit, Trump njoftoi ndryshimin e qëndrimit.

“Në bazë të bisedimeve shumë produktive me udhëheqësit e Lindjes së Mesme, kam vendosur ta zëvendësoj tarifën 20% të rimbursimit për Shtetet e Bashkuara me marrëveshje tregtare dhe investimesh që shtetet e ndryshme të Gjirit do të realizojnë në SHBA”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.



Pavaresisht Deklarates se Trump konflikti mes Washingtonit dhe Teheranit ka vijuar te pershkallezohet. Forcat amerikane kryen sulme për te disaten nate rradhazi duke bombarduar portet Iraiane  , ndërsa Irani u kundërpërgjigj duke goditur me raketa balistike një bazë ushtarake amerikane në Jordani. Bahreini, ku ndodhet një bazë detare amerikane, deklaroi se zmbrapsi një sulm ajror iranian, ndërsa Jordania tha se rrëzoi katër raketa balistike. Shpërthime u raportuan edhe në Manama, kryeqytetin e Bahreinit.

Përshkallëzimi i luftimeve ka shtuar dyshimet se memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar muajin e kaluar mund të mos çojë në një armëpushim të përhershëm, ndërsa konflikti vazhdon të ndikojë në furnizimin global me energji dhe të rrisë shqetësimet për rritjen e inflacionit në nivel botëror.   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!