Disa persona raportohet se kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën në kullën Oxy, nje kantier ndertimi ne qender te Brukselit. Autoritetet belge kanë bërë të ditur se gjashtë persona rezultojnë ende të zhdukur.
Sipas autoriteteve, flakët përfshinë ndërtesën për arsye që ende nuk janë bërë të ditura. Edhe pse zjarri u vu shpejt nën kontroll, situata u ndërlikua kur zjarrfikësit hynë në objekt dhe konstatuan se flakët ishin përhapur në boshtet e ashensorëve, ku dy ashensorë kishin mbetur të bllokuar. Zëdhënësi i Prokurorisë në Bruksel, , deklaroi se ekipet e shpëtimit arritën të hapnin njërin prej ashensorëve, ku gjetën disa viktima.
“Nuk e dimë ende saktësisht sa persona ndodheshin aty. Mund të jenë gjashtë personat e zhdukur, por mund të ketë edhe të tjerë në ashensorin tjetër ose në pjesë të tjera të ndërtesës”, tha ai.
Mediat lokale raportojnë se dy persona janë dërguar në spital me djegie të rënda, ndërsa një zjarrfikës mori ndihmë mjekësore në vendngjarje pasi u ekspozua ndaj temperaturave shumë të larta.
Kulla Oxy, e cila ndodhet rreth 500 metra nga sheshi historik Grand Place, është ende në fazë ndërtimi dhe pritet të përfshijë apartamente, hotel, restorante dhe bare. Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon, ndërsa autoritetet nuk kanë konfirmuar ende numrin e viktimave ndersa hetimet per shkaqet e shperthimit te zjarrit vijojne.



