Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrezikuan pushuesit në Vlorë/ Ndërhyn Policia, ndalohen dhe gjobiten dy drejtues mjetesh lundruese

schedule16:24 - 14 Korrik, 2026

schedule 16:24 - 14 Korrik, 2026

VLORË- Dy drejtues gomonesh janë ndëshkuar me gjoba të majme dhe u janë bllokuar mjetet lundruese, pasi u konstatuan duke lundruar pranë bregut, duke rrezikuar sigurinë e pushuesve.

Rasti i parë u regjistrua në plazhin e Potamit. Pas një denoncimi nga qytetarët se një gomone po lundronte shumë pranë bregut, shërbimet e Policisë Vlorë ndërhynë menjëherë.

Mjeti u gjet në plazhin e Drimadhes dhe u bllokua, ndërsa drejtuesi u gjobit me 500 mijë lekë.



Rasti i dytë u zbulua gjatë patrullimeve në zonën e “Plazhit të Hidrovorit”, ku një tjetër gomone po lëvizte në afërsi të bregut.

Mjeti u ndalua dhe u bllokua, ndërsa drejtuesi i saj u gjobit me 510 mijë lekë.

Gjatë verifikimeve rezultoi se ai nuk kishte në bord dokumentacionin e detyrueshëm sipas ligjit.

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve dhe pushuesve të denoncojnë çdo shkelje që rrezikon sigurinë në det, duke garantuar reagim të menjëhershëm ndaj çdo njoftimi/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!