Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Norvegjia me “vozitje” në shtëpi/ Skuadra “vikinge” kthehet me lavdi nga Kampionati Botëror

schedule12:50 - 14 Korrik, 2026

schedule 12:50 - 14 Korrik, 2026

E meritonin plotësisht.

Një popull I tërë priti kombëtaren e futbollit të Norvegjisë, e cila u kthye kokën lart nga Botërori.

Me dhjetëra e dhjetëra mijë tifozë ishin mbledhur në kryeqytetin Oslo, për të përshëndetur dhe parë nga afër heronjtë e tyre që mbërritën deri në çerekfinale të Kupës së Botës, diçka që ndodhi për herë të parë në histori.



Edhe pse dueli I fundit përfundoi në mënyrë të hidhur me humbjen 1-2 ndaj Anglisë, sërish kjo nuk e uli aspak entuziazmin e kombit “viking”, dhe të ekipit përfaqësues.

Njerëzit, po ashtu Erling Haland me shokë, interpretuan festimin e tyre okult dhe tepër origjinal të vozitjes, sipas traditës më të lashtë të paraardhësve të tyre që thuhet se ishin ata që zbuluan të parët Amerikën, dhe jo Kristofor Kolombi.

Sipas informacioneve nga Oslo, deri në 100 000 njerëz u mblodhën në sheshin qendror të kryeqytetit, dhe vozitja vikinge u shfaq në mënyrën më emocionuese përpara Pallatit Mbretëror.

Norvegjia u kthye në Botëror pas plot 28 vitesh dhe arriti një rekord, pasi më parë nuk kishte shkuar më larg se të tetat e finaleve.

Kulmi I suksesit ishte eliminimi I Brazilit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!