Komisioni Evropian ka nisur iniciativën “Team Gaza”, një mekanizëm ndërkombëtar koordinimi për ndihmat e rindërtimit në Rripin e Gazës.
Projekti synon të mobilizojë 883,6 milionë euro për rikthimin e shërbimeve bazë për civilët, përfshirë ujin, kanalizimet, shëndetësinë, energjinë dhe bujqësinë.
Në nismë marrin pjesë disa vende evropiane, Japonia, Zvicra, si dhe Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Botërore. Qëllimi është koordinimi i projekteve për rimëkëmbjen e infrastrukturës dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së popullsisë.



