Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Protesta ka sfumuar opozitën”, Alesia Balliu: Qytetarët kërkojnë largimin e Berishës nga politika

schedule23:33 - 11 Korrik, 2026

schedule 23:33 - 11 Korrik, 2026

TIRANË- Alesia Balliu, e ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, komentoi protestën që vijon prej më shumë se 40 ditësh, duke e cilësuar atë si pasojë të mungesës së një opozite funksionale në vend.

Sipas Balliut, Partia Demokratike nuk ka më kapacitet për të mobilizuar qytetarët, ndërsa protestuesit janë mbledhur për të ngritur shqetësime të ndryshme që lidhen me jetën e përditshme.

“PD nuk i ka kapacitetet për të mbledhur njerëzit, sepse drejtohet nga një person që është i urryer nga populli shqiptar. Protestuesit kanë dalë aty, sepse vendi nuk ka opozitë. Në mungesë të një opozite të vërtetë, qytetarët kanë dalë vetë në shesh. Dikush proteston për arsimin, dikush për shëndetësinë. Kjo protestë kërkon largimin e Sali Berishës nga politika”, u shpreh ajo.



Balliu shtoi se protesta, sipas saj, ka zbehur rolin e PD dhe të Sali Berishës.

“Protesta e ka sfumuar opozitën. Kjo opozitë është e shuar nga kjo protestë. Opozita në Shqipëri është e shitur. Mungesa e opozitës solli këtë protestë. Protestuesit janë opozita e vërtetë. Ata i dhanë fund PD-së dhe Sali Berishës. Sot sheshi nuk është më i Sali Berishës”, deklaroi Balliu/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!