Eksperti i ekonomisë Ergis Sefa deklaroi se niveli i ulët i euros në tregun valutor nuk është ndryshuar as pas ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, duke ngritur shqetësime për sasinë e lartë të parasë cash në qarkullim.
Sipas Sefës, BSH ka ndërhyrë dy herë duke blerë mbi 900 mijë euro, por edhe pas këtyre ndërhyrjeve euro vijon të mbetet në nivele të ulëta.
“ BSH ka ndërhyrë dy herë dhe ka blerë mbi 900 mijë euro. Edhe me këto ndërhyrje jemi në këto nivele stabël. Imagjino sa para cash ka në qarkullim që edhe me ndërhyrje të tilla jemi në këto nivele.
Kemi arritur në një pikë që duhen të merren masa për këtë mekanizëm. Nuk mund të lejojmë që paraja ilegale të ndikojë. Paraja e pisët dhe korrupsioni japin direkt ndikim në jetën e përditshme. Është krijuar ajo masë kritike që po jep një efekt.” / abcnews.al /



