Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Non grata shqiptarëve që nuk “vlejnë”/ Hita konfirmon statusin: Veprimtari antishtetërore ndaj vendit

schedule13:43 - 9 Korrik, 2026

schedule 13:43 - 9 Korrik, 2026

Kryepolici Skënder Hita konfirmoi zyrtarisht arsyet përse politikanë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nuk janë lejuar të kalojnë në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Sipas tij, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Hasim Murtezani, si edhe një person tjetër, kanë pasur pengesa të ligjshme dhe nuk u është lejuar kalimi.

“Policia e Shtetit dhe Kufitare është garant i zbatimit të ligjit, dje në pikën e Qafë Thanës janë paraqitur 4 shtetas, me qëllim për të kaluar në kufi, tre prej tyre ishin me pasaporta diplomatike i është bërë me dije se mund të vijojnë udhëtimin, një person i shoqëruar se bashku me ta, që kishte pengesa të ligjshme në kufi, nuk ka mundur të udhëtojë drejt Republikës së Shqipërisë, në këtë pikë edhe 3 te tjerët nuk kanë pranuar të vijojnë udhëtimin dhe janë kthyer për në RMV.



Nuk është rast i veçuar, përgjatë vitit 2025 kemi kthyer 625 raste. 425 raste në gjashtë mujorin e parë të vitit, është një punë e përditshme dhe nuk ka vend për panik apo të thuash që policia nuk ka kryer detyrën e saj.” tha ai.

Por Skënder Hita konfirmoi se tashmë shteti po reagon ndaj elementëve që cenojnë sigurinë kombëtare dhe se kjo tashmë nuk do të ndalojë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!