Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PD kundër integrimit dhe … SPAK/ Bardhi me shokë bllokojnë deklaratën e përbashkët me PE

schedule13:10 - 9 Korrik, 2026

schedule 13:10 - 9 Korrik, 2026

Një Shqipëri më BE drejt perëndimit, një Shqipëri më protestë drejt lindjes. Gjysma lindore, Në Strasburg, e prishii consensusin per deklaratën e përbashkët të komitetit parlamentar të stabilizim asocimit.

Në mbledhjen e 21-të, si deklaratë e përbashkët u propozua rezoluta përfundimtare e Parlamentit Europian dhe ajo e Parlamentit të Shqipërisë. PS nuk pati asnjë kontestim dhe asnjë propozim, e vetmja që u përpoq të ndërhynte ishte PD.

Amendamentet e propozuara nga demokratët e kryesuar nga gazmend bardhi, synonin heqjen e vleresimit përshëndetjen për ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat me BE brenda 2027 dhe vleresimin per punën e SPAK.



Së dyti, në dy amendamente, PD i erdhi rrotull Zvërnecit, por pa e përmendur, ne respekt te vizes se premtuar per doktorin.

Për kontestimet e eurodeputetëve të majtë e të gjelbër, kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, në cilësinë edhe të bashkëkryetarit të Komitetit, ftoi Parlamentin Europian të sjellë mission faktmbledhës për Zvërnecin.

“Do ketë transparencë me komunitetin lokal. Qëllimi ynë është të promovojmë turizmin e qëndrueshëm, që hap vende pune. Lufta më e madhe për demokracinë është lufta kundër dezinformimit dhe është një luftë që duhet ta realizojmë të gjithë bashkë. Do ju ftoja të vinit të realizonit një mision faktmbledhës të gjithë bashkë, jo për të marrë like, por për të parë si është situata në terren” – tha Balla.

Amendamentet e Bardhit u rrëzuan me votat e PS. Edhe pse disa eurodeputetë ambientaliste dhe te majte, në sallë ngritën gjithashtu shqetësimin për investimin në Zvërnec, në fund te gjithe ishin pro rezolutes dhe deklaratës së përbashkët. Socialistët gjithashtu votuan pro me 7 vota. Të vetmit që votuan kundër ishin 7 demokratë me në krye Gazment Bardhin, te cilat bllokuan miratimin e deklaratës së përbashkët.

Kurse bashkëkryetari nga pala europiane, Marco Tarquino shprehu zhgënjimin për votën kundër të demokratëve. Megjithatë, ai garantoi se nëse në Shqipëri ka dyshime, në PE ska ndasi të mëdha për rrugëtimin europian të Shqipërisë.

“Së pari, fatkeqësi që nuk arritëm ti miratonim rekomandimet, keqardhje. Që mos e përfundonim dot këtë punë të mirë. Pavarësisht se kishim arritur dakordësinë për një nr ccështjesh. Megjithatë, përgjegjësia jonë është që të sigurojmë kontributin e PE. Asnjë prej nesh këtu nuk e trajton Shqipërinë si një mik të padëshiruar, ne mendojmë se Shqipëria është pjesë e BE, presim që të bashkohet me pjseën tjetër të Europës. Kjo ka mbështetjen e gjerë politike. Ne do vazhdojmë punën”, tha ai.

Nuk është hera e parë, dhe ndoshta as e fundit, që PS dhe PD nuk bien dakord në Strasburg, ashtu si shumë herë nuk bien dakord as në Tiranë. Por në këtë moment kritik për Shqipërinë, tashmë po ndahet edhe bindja, se ndersa një forcë kërkon të fusë Shqipërinë në BE, tjetra po investohet fort ne bulevardet e Tiranës për të kundërtën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!