Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Breçani junior mbetet në burg/ Apeli i Posaçëm i rrëzon kërkesën për zëvendësim mase

schedule12:47 - 9 Korrik, 2026

schedule 12:47 - 9 Korrik, 2026

TIRANË-Eralbi Breçani djali i ish zëvëndësdrejtorit të policisë Tiranë Erzen Breçani do të qëndrojë në qeli. Apeli i Posaçëm rrëzoi kërkesën e Breçanit për zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg”, duke lënë në fuqi vendimin e dhënë më herët nga GJKKO.

Vendimi u shpall nga gjyqtari Dhimitër Lara i cili nuk mori parasysh argumentat e avokatit mbrojtës të Breçanit, duke e lënë këtë të fundit në qeli.

Breçani u ekstradua nga Spanja drejt Shqipërisë në 13 qershor, si person që kërkohej nga Prokuroria e Posaçme për kryerjen e disa veprave penale që lidhen me trafikun e narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal deri te pastrimi i parave në bashkëpunim me babanë e tij Erzen Breçani.



Ai është pjesë e grupit kriminal që drejtohej nga Ervin Mata dhe Ergys Dashi, ky i fundit i ekzekutuar në Ekuador në vitin 2022, të cilët trafikuan tonata me kokainë nga Amerika Latine drejt Europës.

Grupi i strukturuar kriminal u zbërthye nga organi i akuzës , pas dekriptimit të mesazheve në aplikacionin Sky Eç. Prokurori i çështjes dokumentoi se Eralbi Breçani ka qenë pjesë e grupit që trafikoi 446 kilogramë kokainë drejt Holandës, sasi që u sekuestrua në 5 janar të vitit 2021.

Trafikimi i kësaj sasie sipas prokurorisë, u krye në bashkëpunim me Ismail Zenelin e Besmir Murtatin.

Paratë që Eralbi Breçani përfitonte nga ky aktivitet kriminal pastroheehin në Shqipëri nga babai i tij. Ky i fundit me veprime aktive të kundërligjshme ka administruar dhe futur në qarkullim të ardhurat e përftuara nga droga me qëllim mbulimin e vërtetë të origjinës së tyre./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!