Ndeshja luhet mijëra kilometra larg, por në Paris tensioni është i madh. Kryeqyteti francez është nën masa të rrepta sigurie, me agjencitë e zbatimit të ligjit dhe inteligjencës në gatishmëri të lartë për ndeshjen e sonte çerekfinale në Kupn e Botës, Francë-Marok.
Sipas raportimeve të mediave lokale, një memo inteligjence paralajmëron për “rreziqe për rendin publik, duke e identifikuar atë si një “ngjarje me rrezik të lartë për shkak të formatit të saj eliminator dhe rreziqeve të përfshira “.
Shërbimet franceze të sigurisë parashikojnë “mbledhje në sheshe dhe rrugë publike, që përfshijnë përdorimin e mjeteve piroteknike, pavarësisht nga rezultati i ndeshjes”.
Një tjëtër memo e veçantë policore vëren potencialin për “shfaqje gëzimi ose zhgënjimi” që kërkojnë monitorim, duke përmendur praninë e mundshme të “grupeve huligane të lidhura me të djathtën ekstreme”. Policia e vlerëson rrezikun si “më të lartë në rast të një fitoreje marokene, duke pasur parasysh rëndësinë simbolike të një kualifikimi të tillë dhe tendencën e tifozëve marokenë për të festuar në një mënyrë shumë të dukshme dhe të zhurmshme”.
Siguria do të rritet në sheshet kryesore të synuara gjatë trazirave civile – dhe në vendet që aktualisht po përgatiten për paradën e Ditës Kombëtare të 14 korrikut.
Në Paris, i gjithë që rrethon Harkun e Triumfit do të mbyllet dhe do të vendosen të paktën 5,000 oficerë policie dhe xhandarë



