Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Gjyqtari i vrarë, Dëshmor i Atdheut”/ Propozimi nga Këshilli i qarkut Shkodër, për gjyqtarin Astrit Kalaja

schedule15:17 - 8 Korrik, 2026

schedule 15:17 - 8 Korrik, 2026

Gjyqtari Astrit Kalaja, i vrarë në krye të detyrës brenda sallës së gjyqit, pritet të marrë statusin “Dëshmor i Atdheut”. Propozimi për këtë vlerësim u miratua nga Këshilli i Qarkut Shkodër, i cili e konsideron sakrificën e gjyqtarit një akt përkushtimi në shërbim të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës.

Vendimmarrja është përshëndetur nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, e cila e cilëson një hap të rëndësishëm drejt përmbylljes së procedurave administrative për njohjen e këtij statusi.

“Kjo ka qenë një nga kërkesat e paekuivokta dhe unanime të Konferencës së Gjyqtarëve të mbajtur më datë 9 tetor 2025 dhe se për rrjedhojë vendimmarrja e Këshillit të Qarkut Shkodër mirëpritet dhe përshëndetet nga Shoqata si një hap i rëndësishëm në finalizimin e procesit administrativ të njohjes dhe dhënies së këtij statusi. Gjithashtu Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve kërkon dhe inkurajon edhe institucionet e tjera kompetente që të përmbyllin në një kohë sa më të shpejtë procesin e njohjes dhe dhënies së statusit të “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja, me bindjen se ky është trajtimi i denjë dhe ligjor i cilitdo shtetar që vritet në krye të detyrës”, thuhet në deklaratë.



Sipas ligjit “Për statusin e Dëshmorit të Atdheut”, ky vlerësim u jepet edhe shtetasve që humbin jetën për shkak të detyrës shtetërore, në luftën kundër krimit dhe në mbrojtje të rendit e sigurisë publike.

Astrit Kalaja u vra më 6 tetor 2025, brenda sallës së gjyqit, gjatë një seance në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Ai u qëllua me armë zjarri nga Elvis Shkambi, ndërsa nga të shtënat mbetën të plagosur edhe Ragip dhe Ervis Kurti, babë e bir, palë në të njëjtin proces gjyqësor.Ngjarja ndodhi gjatë shqyrtimit të një konflikti pronësie që zgjaste prej më shumë se tre dekadash, mes familjes Shkambi dhe 31 familjeve të tjera. Një përplasje e nisur pas çështjeve të kthimit të pronës në vitet ’90, e cila pas vitesh përballjesh në dyert e gjykatave, përfundoi tragjikisht me vrasjen e gjyqtarit në krye të detyrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!