Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga një detyrë kursi në një platformë AI shqiptare: 14-vjeçari nga Korça që po sfidon moshën

schedule14:55 - 8 Korrik, 2026

schedule 14:55 - 8 Korrik, 2026

Në vetëm 14 vjeç, Jori Xurre nga Korça po tërheq vëmendjen me një projekt ambicioz në fushën e inteligjencës artificiale. Ai është themeluesi i MicroChat 3.0, një platformë shqiptare e ndërtuar me standarde moderne të AI, e krijuar për t’u shërbyer përdoruesve në gjuhën shqipe dhe veçanërisht sistemit arsimor.

Historia e MicroChat nisi rreth dy vite më parë si një detyrë e thjeshtë programimi gjatë një kursi Python. Ajo që për shumë nxënës ishte thjesht një ushtrim, për Jorin u kthye në një vizion afatgjatë. Pas muajsh pune intensive dhe zhvillimi, ai prezantoi versionin e parë të platformës, ndërsa këtë vit lançoi MicroChat 3.0, një version shumë më të avancuar.

Një nga risitë më të mëdha të platformës është SmartLearn, një modul edukativ që përdor inteligjencën artificiale për të krijuar materiale mësimore interaktive në vetëm pak sekonda. Mjafton një fotografi e një faqeje libri dhe sistemi gjeneron automatikisht ushtrime të personalizuara, duke ndihmuar mësuesit dhe nxënësit të punojnë më lehtë dhe më shpejt.



Sipas Jorit, ideja lindi nga përvoja e tij si nxënës, pasi vuri re mungesën e materialeve interaktive në gjuhën shqipe. Për këtë arsye, ai vendosi të ndërtonte një platformë që nuk jep vetëm përgjigje, por i ndihmon nxënësit të kuptojnë dhe të mësojnë procesin e zgjidhjes.

Edhe pse është ende në bankat e shkollës, Jori arrin të balancojë mësimet me drejtimin e projektit të tij teknologjik. Ai shpreson që në të ardhmen SmartLearn të përdoret gjerësisht në shkollat shqiptare përmes një bashkëpunimi me institucionet arsimore, ndërsa synimi i tij është që inteligjenca artificiale të shndërrohet në një asistent inteligjent për çdo nxënës shqiptar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!