Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Emergjencat Civile: 160 zjarre në dy javë/ Apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre, dënim me burg

schedule14:21 - 7 Korrik, 2026

schedule 14:21 - 7 Korrik, 2026

Dy javët e fundit  160 zjarre përfshinë vendin ,  127 prej të cilave  ishin në sipërfaqe me bimësi  e shkurre ndërsa pjesa tjetër në zona urbane. Në Agjencinë  Kombëtare të Mbrojtjes Civile  u mblodh komisionin  teknik këshillimor  ku  u  analizu  situata e  këtyre  ditëve  me temperatua të larta dhe  u diskutua  për  masat e marra në sezonin e zjarreve.

Qeveria  sipas Çakos  vijon të investojë në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes civile, por   suksesi në përballimin e zjarreve kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve

“Ditët e para të muajit qershor dhe të muajit korrik, me temperatura të konsiderueshme kanë vënë në provë dhe në test, një angazhim të strukturave vendore, rajonale, por edhe kombëtare, të cilat janë suportuar nga të gjitha strukturat që janë prezent këtu, sikurse janë Policia e Shtetit, Mbrojtja nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forcat e Armatosura, Urgjenca Mjekësore dhe njësi të tjera, të cilat janë në mbështetje me menaxhimin e këtyre zjarreve. Më duhet të theksoj se gjatë periudhës 22 qershor deri në ditën e sotme janë evidentuar dhe regjistruar 160 zjarre, nga të cilat 127 raste në sipërfaqe me bimësie, shkurre, ferra, pyje dhe mbetje urbane dhe 33 raste kanë qenë zjarre urbane, të cilat janë menaxhuar nga Mbrojtja nga Zjarri dhe nga Shpëtimi ” , u shpreh Çako.



Çako nënvizoi se Qeveria Shqiptare vijon të investojë në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes civile, përmes fondeve të kushtëzuara dhe mbështetjes së prefekturave, ndërsa theksoi se suksesi në përballimin e zjarreve kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve që të raportojnë menjëherë çdo vatër zjarri, duke theksuar se sinjalizimi i hershëm mbetet një element kyç për ndërhyrje të shpejtë dhe efektive.

“Duke dëshiruar edhe njëherë të përcjellim mesazhin për të gjithë strukturat dhe për të gjitha njësitë e Pushtetit Vendor dhe për komunitetin, dëshiroj të theksoj se të gjitha kapacitetet e strukturave operacionale përbën vëmendjen absolute të Qeverisë Shqiptare me investime dhe me vlerësime të fondeve të kushtëzuara, por edhe me angazhimin e Prefekturave, do të vazhdojë të menaxhohet hap pas hapi duke dashur të sjellim edhe mesazhin se i gjithë ky kontribut i të gjithë strukturave dhe të gjitha kapaciteteve tona është i pavlefshëm pa një bashkëpunim, pa një reagim, por edhe një paralajmërim të hershëm i të gjithë komunitetit. Qendra Kombëtare e Emergjencave Civile në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile është në gatishmëri 24/7, në komunikim dhe në koordinim intensiv me të gjitha qendrat dhe operatorët kryesorë të të gjitha strukturave operacionale, qofshin ato të Policisë së Shtetit, Urgjencës Mjekësore, të Mbrojtjes nga Zjarri e Shpëtimi dhe Forcat e Armatosura” , u shpreh Çako.

AKMC ndjek situatën në kohë reale përmes Qendrës Kombëtare Operacionale dhe komunikimit të vazhdueshëm me strukturat vendore.

Monitorimi çdo minutë për situatën e zjarreve në vend mbështetet në kohë reale nga informacionet nga terreni, prefekturat, bashkitë, MZSH, FA, Policia, Urgjenca, si dhe në sisteme të vëzhgimit dhe parashikimit të riskut.

AKMC përsërit apelin drejtuar qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta dhe risk të shtuar për zjarre. Çdo zjarr i ndezur në natyrë, çdo djegie mbetjesh, barishtesh apo materialesh të tjera mund të përhapet me shpejtësi dhe të kthehet në rrezik për jetë njerëzish, banesa, pyje, kullota dhe mjedisin. Njoftoni menjëherë strukturat vendore, shërbimin zjarrfikës, Policinë e Shtetit ose numrat e emergjencës në rastet kur shikoni zjarr. Parandalimi dhe raportimi në kohë shpëtojnë jetë dhe mbrojnë pasurinë e përbashkët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!