Skënderbeu ka një ndeshje të vështirë këtë të premte për Superligën shqiptare. Trajneri Ilir Daja tregon se me çfarë synimi shkojnë kryesuesit në fushën e Luftëtarit.
Duhet filluar aty ku u la.
Skënderbeu luan ndaj Luftëtarit në rinisje të Superligës, një përballje, këtë të premte, në një fushë tepër të vështirë si ajo e Gjirokastrës.
Trajneri Ilir Daja, i kënaqur pas fazës përgatitore në Turqi, tashmë e ka kthyer vëmendjen te kampionati.
Ekipi i tij është në krye, me diferencë të ndjeshme me ndjekësit, por sidoqoftë, Daja, dy herë kampion i Shqipërisë, në të kaluarën, nuk dëshiron të papritura.
Në media është folur për afrimin e mundshëm të një sulmuesi, pikërisht të Danilo Alveshit nga Flamurtari.
Skënderbeu kryeson me 37 pikë, 9 pikë përpara Flamurtarit të vendit të dytë./abcnews.al