“New York Times” bën pyetjen retorike: Ku përfundon Kupa e Botës e njollosur e Infantinos pas ndërhyrjes plot polemika të Trump dhe humbjes së rëndë të Shteteve të Bashkuara?!
Po në Shtetet e Bashkuara, është edhe “Jahu” që del kundër presidentit të vendit: Belgjika tallet me SHBA-në, FIFA-n dhe Donald Trump pas fitores dominuese në Kupën e Botës: Anulojeni edhe këtë!
Nga Belgjika ison e mban gazeta “La Dernier Hoer” që sjell reagimet mediatike ndërkombëtare: Kë do të telefonosh tani Donald?! Karma! Turpërim!
“Der Standard” po nga Bruksesli: Balogun pranon se heqja e dënimit ishte kontroverse! Anulojeni edhe këtë! Belgjika flak Shtetet e Bashkuara nga Botërori!
E përditshmja spanjolle “Marka” I bie drejt: Belgjika I jep fund Trampizmit dhe I lë takim Spanjës në çerekfinale!
Edhe më tallëse gazeta tjetër e Madridit, “AS”: Për Donald Trampin dhe FIFA-n! Dedikimi I Belgjikës pasi Lukaku shënoi për 4-1!
Ja edhe “La Gazeta delo Sport” nga Italia: Balogun në hije, De Ketelere dhe Lukaku asfaltojnë SHBA-në, dhe Romelu kërcen vallen e Trampit! Në çerekfinale Belgjikë-Spanjë!
Nga Gjermania, ironia e të përditshmes bulevardeske “Bild” është e plotë: Vallëzimi I çerekfinales! Mos vallë yjet e Belgjikës tallen me Trampin?!
“L’Ekip” nga Franca është në të njëjtën linjë: Ky është për ne futbolli! Belgjika tallet me Shtetet e Bashkuara në rrjetet sociale pas fitores bindëse në Botëror!
Kemi një reagim edhe nga Shqipëria, nga ish-deputeti I Partisë Demokratike, Edmond Spaho, që kujton publikun se ka qenë president I Federatës së Futbollit, dhe që e lidh heqjen e dënimit për Balogunin me atë që e quan sjellje vazhdë e FIFA-s për të dëmtuar ekipe si Anglia, Gjermania, Kroacia dhe Irani!
Të bukura fjalët e komentatorit të televizionit publik kroat, Stjepan Balog, që në përfundim të ndeshjes tha se kur të zgjohemi nesër ndoshta ndeshja mund të jetë anuluar në bazë të ndonjë neni në rregulloren e FIFA-s./abcnews.al



