Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë shtetin e New Jersey-t shkaktuan shembjen e pjesshme të çatisë së një dyqani të madh, duke lënë përkohësisht të bllokuar 27 persona brenda ndërtesës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:16 të paradites në një filial të BJ’s Wholesale Club, në Ocean Township. Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje mbërritën policia, Zyra e Sherifit të Qarkut Monmouth dhe ekipet e emergjencës.
Sipas autoriteteve, në momentin e shembjes së çatisë, dy persona mbetën pjesërisht të bllokuar nën rrënoja. Ata arritën të liroheshin dhe të dilnin të sigurt nga ndërtesa, pa pësuar lëndime serioze.
Ekipet e shpëtimit evakuuan të gjithë personat që ndodheshin brenda objektit, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e shembjes, e cila dyshohet se lidhet me reshjet intensive që goditën zonën.
WILD FOOTAGE: Security camera footage captures the moment the roof collapsed inside a BJ’s Wholesale store in New Jersey. No injuries were reported. https://t.co/RB6EDbp6tD pic.twitter.com/nIqfm9N1hg
— Breaking911 (@Breaking911) July 6, 2026



