Laçi zbret në fushë, afrimi i parë është një mbrojtës

schedule09:12 - 4 Janar, 2020

schedule 09:12 - 4 Janar, 2020

Laçi ka zbritur që ditën e djeshme në fushë dhe kurbinasit do të qëndrojnë të grumbulluar për gati dy javë. Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu po stërvitet në aneksin stërvitor dhe në Mamurras, ndërkohë që drejtuesit nga ana tjetër po punojnë për të përforcuar skuadrën.

Momentalisht ka vetëm një lëvizje në hyrje. Mbrojtësi Irlian Ceka është rikthyer në ekip, pas huazimit tek Apolonia në pjesën e parë të sezonit. Ai është stërvitur që dje me skuadrën dhe në ditët në vazhdim do të ketë edhe lëvizje të tjera në hyrje.

Kurbinasit kanë nevojë për përforcime, pasi deri më tani janë larguar shtatë futbollistë dhe grupi i lojtarëve nën urdhrat e stafit teknik është i cunguar. Drejtuesit po shohin tregun vendas dhe atë të rajonit, për të gjetur lojtarët e duhur dhe që mund të përshtaten sa më shpejt, pasi koha në dispozicion është e vogël. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!