Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

NATO në prag të samitit të Ankarasë/ Shumica e anëtarëve po rrisin shpenzimet për mbrojtjen

schedule12:36 - 6 Korrik, 2026

schedule 12:36 - 6 Korrik, 2026

Donald Trump, mori atë që donte nga NATO në samitin e vitit të kaluar: një aleancë që kryesisht i ishte bindur kërkesave të tij për të rritur shpenzimet e mbrojtjes. Këtë javë, kur ai të takohet me udhëheqësit në Turqi, misioni i tij është të zbatojë këtë premtim shpenzimesh.

Shumica e vendeve të NATO-s kanë nxituar të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të prodhimit të brendshëm bruto, duke riformësuar aleancën sipas vullnetit të Trump. Pavarësisht se janë treguar të bindur, aleatët kanë pasur përplasje me kreun e Shtëpisë së Bardhë për çështje si Groenlanda, apo së fundmi edhe lufta në Iran.

Trump niset të hënën në mbrëmje për në samit dhe, për ditë me radhë para udhëtimit, ka shprehur pakënaqësi se Uashingtoni shpenzon më shumë se aleatët.



Kreu I NATO-s, Mark Rutte ka qenë ai që ka mbajtur flamurin e paqes mes presidentit amerikan dhe europianëve, jo vetëm me diplomacy por edhe me elozhe dhe lëvdata për Trump.

Tema të nxehta do të diskutohen në samit, duke nisur nga konflikti në Ukrainë. Shtëpia e Bardhë tha se Trump do të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të mërkurën, pasi të dy patën një telefonatë këtë fundjavë.

Presidenti amerikan planifikon gjithashtu një takim të veçantë me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, mikpritësin e samitit të cilin Trump e konsideron si një mik të ngushtë.

Një takim është planifikuar edhe me liderin sirian Ahmad al Sharaa dhe pas të cilit do të ketë një konferencë.

Një pikë tjetër e rëndësishme e samitit ka të bëjë me marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë. Nuk do të ishte e papritur nëse gjatë vizitës së tij në Turqi, Trump do të bëjë lajm në lidhje me shitjen e mundshme të avionëve luftarakë F-35, të ndaluar për vite me radhë për shkak të afërsisë së Turqisë me Moskën.

Turqia u përjashtua nga programi në vitin 2019, pasi bleu sisteme mbrojtëse raketore S-400 të prodhuara në Rusi. Zyrtarët amerikanë kanë frikë se përdorimi i sistemit rus nga Turqia mund t’i mundësojë Moskës të mbledhë informacione mbi aftësitë e F-35.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!