Rusia lëshoi një valë raketash dhe dronësh që synonin Kievin gjatë natës së të hënës, duke vrarë të paktën 10 persona
Ky ishte sulmi I dyte rus në Kiev brenda një jave pas atij qe vrau 31 persona. ai ndodhi disa orë pasi presidenti i Ukrainës paralajmëroi se një tjetër sulm në shkallë të gjerë ishte i afërt.
Një ndërtesë banimi u shemb pjesërisht dhe mendohet te kete zene njerez nen rrenoja ndersa disa ndërtesa shumëkatëshe u dëmtuan
Pamjet nga Kievi tregojnë rrënoja që digjen dhe makina të djegura të shpërndara në të gjithë qytetin. Ekipet vazhdojnë të kërkojnë nëpër rrënoja për të gjetur të mbijetuar.
Sulmi, qe vazhdoi disa ore deri ne mengjes përfshinte valë raketash balistike dhe lundruese, si dhe dronë. Shpërthimet jehonin në të gjithë qytetin ndërsa civilët kërkonin strehim në stacionet e metrosë.
Në një postim në Telegram të dielën vonë, Zelenskyy përsëriti thirrjet drejtuar partnerëve perëndimorë për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës, veçanërisht duke furnizuar më shumë raketa Patriot, duke thënë se dështimi për t’i rimbushur ato vetëm sa e inkurajon Rusinë të zgjasë luftën e saj katërvjeçare.
Keto sulme vijne vetem nje dite para samitit te Natos qe mabeht ne Ankara ku lideret e vendeve te Aleances do te diskutojne per ceshtjen me te nxehta te konflikteve ne bote. / abcnews.al /



