Një zjarr i madh ka shpërthyer pranë resortit turistik Costa Brava, në verilindje të Spanjës, duke detyruar autoritetet të izolojnë mbi 10 komunitete në bregdetin katalanas, një nga destinacionet më të frekuentuara turistike gjatë sezonit veror.
Sipas autoriteteve zjarrfikëse, zjarri nisi të dielën në mëngjes pranë komunitetit La Bisbal d’Empordà, në afërsi të Gironës, rreth 20 kilometra larg bregut të Detit Mesdhe.
Erërat e forta favorizuan përhapjen e flakëve, ndërsa një re e dendur tymi mbuloi zonën. Si masë sigurie, autoritetet urdhëruan kufizimin e lëvizjes dhe izolimin e më shumë se 10 komuniteteve, përfshirë edhe qytetin turistik bregdetar Playa d’Aro.
Ekipet e zjarrfikësve vazhdojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve dhe turistëve të respektojnë udhëzimet e sigurisë. Deri më tani nuk janë raportuar viktima.
Me envían este vídeo desde la Costa Brava, donde se aprecia la magnitud del incendio devastador en Cataluña. Todo mi ánimo a los afectados, y agradecimiento a los equipos de emergencias.
La UME está en camino (En estos momentos, el ejército ya no se considera una “fuerza de… pic.twitter.com/yDhXHXqsuC
— Jorge Campos Asensi (@jcamposasensi) July 3, 2026



