Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lituania synon të ndryshojë Kushtetutën për armët bërthamore

schedule12:11 - 3 Korrik, 2026

schedule 12:11 - 3 Korrik, 2026

Lituania po shqyrton ndryshimin e Kushtetutës për të lejuar vendosjen e armëve bërthamore dhe bazave ushtarake të huaja në territorin e saj, si përgjigje ndaj rritjes së tensioneve me Rusinë. Shteti baltik, anëtar i NATO-s dhe në kufi me enklavën ruse të Kaliningradit, synon të shfuqizojë ndalimin e parashikuar në nenin 137 të Kushtetutës.

Për miratimin e reformës nevojitet një shumicë prej dy të tretash në dy votime të veçanta në Parlament. Me këtë hap, Lituania ndjek shembullin e Finlandës.

Presidenti lituanez Gitanas Nausėda deklaroi se situata gjeopolitike ka ndryshuar ndjeshëm dhe se Kushtetuta është hartuar në një realitet krejt tjetër. Ai sqaroi se vendi nuk planifikon të vendosë armë bërthamore në të ardhmen e afërt, por heqja e ndalimit do t’i japë mundësi të reagojë më shpejt nëse situata e sigurisë përkeqësohet.



Frika nga një përshkallëzim i mundshëm me Rusinë dhe pasiguritë për angazhimin e Shteteve të Bashkuara kanë shtyrë vendet evropiane të NATO-s të forcojnë kapacitetet e tyre mbrojtëse. Në këtë kuadër, Franca propozoi në mars zgjerimin e “parandalimit të avancuar” bërthamor për aleatët evropianë, nismë që deri më tani është mbështetur nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Polonia, Holanda, Belgjika, Greqia, Suedia, Danimarka dhe Norvegjia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!