Ngjarje e rëndë, ndahet nga jeta futbollisti 23 vjeçar

schedule20:42 - 3 Janar, 2020

schedule 20:42 - 3 Janar, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Francë, pasi futbollisti i Guingamp, Nathael Julan, është ndarë nga jeta pas një aksidenti me makinë. Lajmin për vdekjen e 23 vjeçarit e publikoi faqja zyrtare e klubit të Guingamp.

Julan kishte një të ardhme të ndritur përpara dhe bëri ndeshje shumë të mira në majë të sulmit për Guingamp. Thuajse 2m i gjatë, gjiganti i sulmit arriti të shënojë 1 gola në 9 sfida në Ligue 1.

23 vjeçari francez ka humbur jetën në aksidentin që ndodhi në rrugën Pordic, në qytetin e Saint-Breuc. Një ngjarje e rëndë dhe një lajm i trishtë për botën e futbollit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!