Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrëzohet helikopteri i Marinës amerikane në Detin Arabik, një ushtarak i zhdukur

schedule20:37 - 1 Korrik, 2026

schedule 20:37 - 1 Korrik, 2026

Rrëzohet helikopteri marinës amerikane, një pjesëtar i ekuipazhit rezulton i zhdukur.

Një helikopter MH-60S Seahawk i Marinës së Shteteve të Bashkuara, i caktuar në aeroplanmbajtësen USS George H.W. Bush, ka kryer një ulje emergjente në ujërat e Detit Arabik mëngjesin e së mërkurës, njoftoi Flota e 5-të amerikane.

Tre nga katër pjesëtarët e ekuipazhit janë nxjerrë dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Ndërkohë, vijojnë kërkimet për pjesëtarin e katërt, i cili ende nuk është gjetur.



Flota e 5-të amerikane bëri të ditur se nuk ka asnjë tregues që incidenti të jetë shkaktuar nga ndonjë veprim armiqësor dhe se shkaqet e ngjarjes janë ende nën hetim.

Ky është aksidenti i dytë me një helikopter ushtarak amerikan në këtë rajon gjatë javëve të fundit.

Më 9 qershor, një helikopter AH-64 Apache i Ushtrisë amerikane u rrëzua në Gjirin e Omanit. Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se ai ishte rrëzuar nga forcat iraniane, ndërsa ekuipazhi ishte shpëtuar nga një mjet lundrues pa pilot i tipit Corsair.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!