Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Venezuelë, mbi 1400 të vdekur nga tërmeti/ Vazhdojnë kërkimet nën rrënoja, gjenden të mbijetuar

schedule10:16 - 29 Qershor, 2026

schedule 10:16 - 29 Qershor, 2026

Ekipet e kërkim-shpëtimit, të shoqëruara nga qen të trajnuar posaçërisht, vazhduan dje kërkimin për të mbijetuar në rrënojat e dy tërmeteve shumë të forta që goditën Venezuelën të mërkurën e kaluar.

Bilanci i viktimave ka arritur në 1450 persona, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Lajmi u bë i ditur nga presidenti i Parlamentit të Venezuelës, Jorge Rodriguez, i cili tha se vendi po përballet me fatkeqësinë natyrore më të rëndë në historinë e tij.

Sipas autoriteteve, 774 ndërtesa janë dëmtuar rëndë, prej të cilave 189 janë shembur plotësisht. Ndërkohë, Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth 50 mijë persona vazhdojnë të jenë të zhdukur.



Ndërkohë, banorët në disa zona kanë shprehur zemërim për reagimin e autoriteteve. Në Caravajeda, qytetarët akuzuan ushtrinë për pasivitet, duke thënë se ushtarët nuk morën pjesë në operacionet e shpëtimit, ndërsa vullnetarët punonin me mjete primitive për të kërkuar të mbijetuar.

Presidentja në detyrë, Delcy Rodriguez, deklaroi se operacionet e kërkim-shpëtimit do të vazhdojnë, pasi ende po gjenden persona të gjallë nën rrënoja.

Sipas autoriteteve, në operacionet e shpëtimit po marrin pjesë mbi 2,700 efektivë nga 24 vende të botës, të mbështetur nga 86 ekipe me qen të specializuar dhe 521 tonë ndihma humanitare.

Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (UNDP) vlerëson se dëmet ekonomike nga tërmetet arrijnë në rreth 7 miliardë dollarë, ose afro 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Venezuelës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!