TIRANË- Lidhur me helmimin e studentëve të Akademia e Sigurisë, numri i të cilëve ka shkuar në 64, policia ka marrë në pyetje administratorët dhe kuzhinierët e kompanisë së kateringut. Ka rezultuar se furnizimi është bërë normalisht, si çdo ditë tjetër.
Në pyetje janë marrë edhe studentët, të cilët kanë treguar se kur kanë nisur shqetësimet pas konsumimit të vakteve.
Nga hetimet ka rezultuar se asnjë nga studentët e helmuar një ditë më parë nuk kanë qenë të prekur në rastin e parë të helmimit.
Hetime kanë nisur nga autoritetet edhe për veprimet e AKU-së, për të verifikuar nëse ka kryer ose jo kontrolle në ambientet e kompanisë SORI-AL pas rikthimit të aktivitetit, rreth dy muaj më parë./abcnews.al



