Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pesë “rrufetë” e Kupës së Botës/ Pina i Kepit të Gjelbër, goli me shpejtësinë më të madhe

schedule10:28 - 26 Qershor, 2026

schedule 10:28 - 26 Qershor, 2026

Kulmet janë nga të gjitha llojet. Në një Botëror ka ekip që luan më bukur, që shënon më shumë, ka lojtarë që realizojnë më shpejt, por edhe nga ata që ia dalin me shpejtësinë më të madhe në gjuajtjen e topit.

Kjo Kupë e Botës, që po vrapon me mesatare gati 3 gola për ndeshje, ka disa nga protagonistët që janë dalluar nga të tjerët pikërisht për forcën e goditjes së sferës.

I pari ndër ta është ndoshta një emër i papritur. Kevin Pinja i Kepit të Gjelbër jo vetëm që shënoi rrjetën e parë për ekipin e tij përfaqësues në një Kupë të Botës, por edhe ia doli me shpejtësi 125.2 km në orë, që është edhe më e madhja deri tani.



I dyti është Nunjo Mendesh i Portugalisë. Futbollisti me numrin 25 mbi shpinë, që pati nderin t’i lihej goditja e dënimit nga “Madhëria e tij” Kristiano Ronaldo, realizoi një gol të shkëlqyer dhe me shpejtësi 125.1 km në orë.

Do të thotë thuajse identik me rrjetën e Pinjës. Në vend të tretë është ylli i ri i Japonisë, Ajase Ueda. Njëri nga lojtarët më të mirë të aziatikëve realizoi me shpejtësi 121.9 km në orë në ndeshjen kundër Tunizisë.

Një goditje thuajse e përsosur, madje jo në pozicion ballor. Vetëm I katërti nënkampioni i botës, Kilian Mbape. Kapiteni i Francës, kandidat për titullin botëror dhe Këpucën e Artë, shënoi shkëlqyeshëm në duelin e grupit ndaj Irakut, duke mos u penguar as nga rrebeshi, në një aksion që e nisi dhe e përfundoi vetë.

Shpejtësia e topit ishte 119.3 km në orë.

I vetmi ndër pesë të parët që shënoi me penallti, dhe që mban pikërisht vendin e pestë, është lojtari i Afrikës së Jugut Mokoena. Ai i dha barazimin 1-1 kombëtares së vendit të tij me një 11-metërsh të rrufeshëm ndaj Çekisë me shpejtësi të topit 118.4 km në orë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!