Gjenerali iranian u bë copash nga predha amerikane, u identifikua vetëm nga unaza

schedule11:47 - 3 Janar, 2020

schedule 11:47 - 3 Janar, 2020

Të tjera detaje kanë dalë nga sulmi amerikan që vrau gjeneralin e Gardës Revolucionare të Iranit, Qasem Soleimani, në aeroportin e Bagdadit.

Sulmi ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes dhe shënjestra ishin dy makina me të cilat po udhëtonin Soleimani dhe milicë të Irakut, të cilët po e merrnin nga aeroporti.

Soleimani sapo kishte mbërritur në Bagdad pas një fluturimi nga Siria. Sipas zyrtarëve amerikanë, katër predha me precizion të lartë goditën dy makinat që kishin brenda Soleimanin dhe eskortën e tij.

Në sulm u vra edhe Abu Mahdi al-Muhandis, kreu i milicisë irakiane që mbështetet nga Irani, përgjegjëse për sulmin ndaj Ambasadës Amerikane në Bagdad.

Dy zyrtarë amerikanë thanë se trupi i Soleimanit u bë copash nga sulmi dhe është identifikuar vetëm nga unaza që mbante. Ndërkohë, trupi i Al-Muhandisit nuk është gjetur ende./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!