Qytetarët europianë që do të kërkojnë rezidencë të përhershme në Britaninë e Madhe pas Brexit do të duhet të paguajnë 72 stërlina secili. Një shumë që mendohet se do të paguhet nga buxheti i Bashkimit Europian.
Bashkimi europian mund të paguajë taksat për qytetarët europianë që do të kërkojnë të qëndrojnë në Britaninë e Madhe pas Brexit. Ministria e brendshme britanike paralajmëroi se do të vendosë një kuotë prej 72 stërlinash për cdo kërkesë për rezidencë rë përhershme në Mbretërinë e bashkuar. Për të bërë një kërkesë të tllë duhet të tregosh se ke jetuar në mënyrë të vazhdueshme pesë vitet e fundit në vend dhe se nuk ke precedent penalë.
Sipas britanikes Guardian, presidenti i komisionit europian Zhan Klod Junker është shprehur i gatshëm që kjo taksë residence të paguhet nga buxheti i Bashkimit Europian dhe deklaroi se do të flasë personalisht me kryeministren britanike Tereza Mej për këtë temë.
Ditët e ardhshme Londra do të publikojë online procedurën e re për ata që kërkojnë rezidencën britanike dhe është konfirmuar se kostoja nuk do të jetë më ajo e një pasaporte për pjesën më të madhe të aplikuesve.
Qytetarët europianë të cilët kanë bërë tashmë kërkesën dhe kanë marrë përgjigje positive, nuk do të paguajnë taksa të tjera.
Ministrja e brendshme britanike Amber Rud po përpiqet të marër personel të ri për të menaxhuar numrin e madh të kërkesave dhe synon të marrë 700 nënpunës të rinj, ndërsa deri në muajin prill të këtij viti do jenë punësuar 500. Nuk është ende e qartë se sa nga tre million qytetarë europianë në Mbretërinë e Bashkuar do të bëjnë kërkesë për rezidencë të përhershme./abcnews.al