Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plan masash për sigurinë në det/ Rreth 30 stacione plazhi të pajisura me vrojtues dhe mjete shpëtimi

schedule18:41 - 24 Qershor, 2026

schedule 18:41 - 24 Qershor, 2026

Teksa sezoni turistik ka nisur, përgjatë gjithë vijës bregdetare të Lezhës, institucionet përgjegjëse po marrin masa për garantimin e sigurisë së pushuesve.

Administratori i Lezha Invest, Besmir Frroku, bën me dije se çdo stacion plazhi i menaxhuar ka vrojtues plazhi, kullë vrojtimi, sinjalistikë dhe pajisje shpëtimi. Ndërsa në zonat publike të lira, ku nuk ka vrojtues, janë vendosur tabela paralajmëruese për pushuesit.

“Sipas ligjit, ne e kemi që vrojtuesit i kemi përcaktuar në stacionet e plazhit të menaxhuara. Ndërsa në hapësira të mëdha ……..”



Sipas Frrokut, aktualisht janë ngritur rreth 30 stacione plazhi të menaxhuara, numër që mund të shtohet gjatë muajve në vijim.

Ai apelon për respektimin e rregullave të sigurisë në det, duke theksuar se vrojtuesit sinjalizojnë kufijtë e lejuar të lëvizjes, ndërsa vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet fëmijëve dhe personave me probleme shëndetësore.

“Moshat që më shpesh hasin problematika janë ata me probleme me zemrën. Prindërit të kenë kujdes me fëmijët në plazhet publike…”

Frroku kujton gjithashtu se zonat për mjetet lundruese janë të përcaktuara me sinjalistikë për të shmangur rreziqet dhe për të garantuar një sezon të qetë.

“Janë përcaktuar zonat të cilat do të jenë për mjetet lundruese, deri më tani s’ka problematika, sepse po merret edhe policia kufitare.”

Bashkia Lezhë administron pjesën më të madhe të 30 kilometrave vijë bregdetare, nga Rana e Hedhun deri në Tale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!