Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama, sinjal paralajmërues gylenistëve?/ Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë, ndërsa në protestë ka edhe elemente islamike

schedule18:16 - 24 Qershor, 2026

schedule 18:16 - 24 Qershor, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama priti menjëherë në zyrë ambasadorin më të ri të Turqisë, Xhejhun Ërçejis në një vizitë kortezie për fillimin e misionit të ri diplomatik.

Ky takim vjen me një thyerje protokolli. Ambasadori Ërccejis ka mbërritur në Shqipëria 2 muaj më parë kur ka marrë letrat kredenciale nga Presidenti i Republikës, ndërsa jo rastësisht këtë të mërkurë vetë ambasada turke ka njoftuar e para takimin me kryeministrin Edi Rama.

Vetë kryeministri Rama vecc rasteve të rralla gjithashtu nuk publikon takimet me ambasadorët e huaj.



Dhe pikërisht, kjo vizitë e ambasadorit turk në zyrën e Ramës, njoftohet në një moment kur para dritares së kryeministrit protestohet për dorëheqjen e tij. Mes larmishmërisë së protestuesve, nuk mungojnë edhe hoxhallarë myslimanë të cilët nuk fshihen.

Por a është pas pranisë së tyre, influenca e gylenistëve në këtë protestë?

Në Shqipëri, është e ditur tashmë çarja dhe debati madh për Komunitetin Mysliman të Shqiptarëve, me prezencë të fortë gyleniste dhe Turqisë së udhëhequr nga Presidenti Erdogan, e cila u bë më evidente se asnjëherë me vonesat dhe inagurimin e xhamisë së Namazgjasë në qendër të Tiranës.

Kryeministri Rama tregoi edhe njëherë se në këtë përplasje mes Erdogan dhe Gylenistëve ka bërë tashmë një zgjedhje të qartë duke pritur ambasadorin e emëruar nga Erdogan.

Kurse Turqia po ashtu konfirmoi se është në anën e Ramës.

“Gjatë takimit, u vlerësua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe u vleresua ecuria e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Palët riafirmuan vullnetin e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, veçanërisht në fushën ekonomike. Ambasadori Erciyes shprehu gjithashtu kënaqësinë për vizitën e ardhshme të Kryeministrit Rama në Ankara me rastin e Samitit të NATO-s.”

Është kohë lufte, siç deklaroi  Rama këtë mëngjes, dhe në luftë, duhet të mbash anë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!