Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti është shkrumbuar plotësisht.
/abcnews.al/



