Menjëherë pas marrjes së njoftimit për një mjet lundrues që kishte pësuar defekt dhe ndodhej në vështirësi në hapësirën ujore, shërbimet e Policisë Kufitare organizuan dhe zhvilluan operacionin për lokalizimin dhe dhënien e ndihmës.
Në operacion u angazhuan mjetet lundruese të Policisë Kufitare, si dhe operatorë turistikë të zonës, të cilët kontribuuan në kërkimin e mjetit, pasi fillimisht nuk dihej vendndodhja e tij.
Pas kërkimeve, shërbimet e Policisë Kufitare lokalizuan mjetin lundrues në thellësi të lumit Buna, rreth 17 milje nga grykëderdhja.
Nga verifikimet rezultoi se mjeti lundrues (skaf tip “Morea”) drejtohej nga shtetasi A. B., 46 vjeç, banues në Prishtinë, i cili kishte mbetur në det si pasojë e një defekti në motor.
Shërbimet e Policisë Kufitare i dhanë ndihmën e nevojshme shtetasit dhe bënë të mundur shoqërimin e sigurt të tij dhe të mjetit lundrues drejt vendstacionimit të mjeteve lundruese në Pulaj, Velipojë.
Skafi pësoi defekt në motor/ Velipojë, Policia Kufitare shpëton 46 vjeçarin
schedule18:59 - 23 Qershor, 2026
schedule 18:59 - 23 Qershor, 2026

