Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti pret certifikimin zyrtar të rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit, për të nisur bisedimet me partitë e tjera.
Ky është qëndrimi më i fundit prej tij, në një përgjigje të shkurtër për mediat.
Subjektet politike garuese në zgjedhjet e fundit në Kosovë e njohin tashmë rezultatin e tyre dhe se si votat janë përkthyer në ulëse në atë që pritet të jetë legjislatura e 11-të, por asnjëri prej tyre nuk ka mbajtur një qëndrim mbi një bashkëpunim të mundshëm, që do ta nxirrte vendin nga kriza.
Këto zgjedhje i dhanë 53 deputetë VV, 22 PDK dhe 18 LDK-së…
Sipas legjislacionit në fuqi, seanca konstituive duhet të mbahet jo më larg se 30 ditë nga shpallja zyrtare e rezultateve.
Ndërsa në vend kanë nisur diskutimet nëse fillmisht duhet të zgjidhet qeveria e re apo presidenti.
Sipas analistëve, puna e parë në Kuvendin e ri si prioritet duhet të jetë zgjedhja e kreut të ri të shtetit, ndryshe vendi rrezikon të shkoj përsëri në zgjedhje të reja.
Kushtetuta e Kosovës sipas njohëse të saj e përcakton qartë se mandatin për formimin e Qeverisë e jep presidenti ose presidentja e zgjedhur dhe jo ushtruesi i detyrës.
Kosova ka mbajtur tri procese zgjedhore parlamentare brenda rreth një viti e gjysmë duke shpenzuar miliona euro dhe duke rrezikuar reputacionin e vendit në arenën ndërkombëtare.



