Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Simbolet e UÇK nuk e kanë vendin në protestë”, Gucati: Nuk dihet kauza apo organizatorët e protestës

schedule17:23 - 23 Qershor, 2026

schedule 17:23 - 23 Qershor, 2026

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucati, ka reaguar ndaj përdorimit të flamurit të UÇK-së në protesta, duke theksuar se ky simbol i përket të gjithë shqiptarëve dhe nuk duhet të përdoret për interesa apo tubime që nuk lidhen drejtpërdrejt me vlerat dhe kauzën e luftës çlirimtare.

Gucati është shprehur se nuk njeh kauzën dhe organizatorët e protestës në fjalë.Sipas tij, nëse pas aktiviteteve të caktuara fshihen interesa serbe, ruse apo iraniane, atëherë përdorimi i simboleve të UÇK-së përbën një përdhosje të rëndë të vlerave për të cilat është luftuar.
Ai tha se kishte dëgjuar një protestues të pohonte se mund të ekzistojnë ndikime ose agjenda ruse apo serbe brenda protestës, një pretendim që e cilësoi shqetësues dhe të turpshëm.

“Flamuri i UÇK-së është përdorur në Shqipëri në një protestë, ku unë nuk di kauzën dhe organizatorët. Disa fytyra i kemi parë edhe më parë dhe, për këtë punë, na është dashur të reagojmë dhe jemi kundër përdorimit të tij.



UÇK-ja është e të gjithë shqiptarëve. Jam edhe kundër përdorimit të tij në Kosovë për tubime të ndryshme. Nëse ka axhendë serbe, ruse apo iraniane, na shqetëson përdhosja prej tyre.

Dëgjova një protestues që tha se është e mundur të ketë axhendë ruse apo serbe në protestë; kjo është turp i madh dhe më befason fakti se si dalin në protesta këta qytetarë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!