Në Qarkun e Fierit ka nisur dëmshpërblimi i familjeve të cilat iu përmbytën shtëpitë nga lumi Vjosa dhe Seman në fillim të vitit. 112 familje do të marrin kompensim për dëmet në banesa në dy këste.
Aktualisht janë lëvruar fondet për 40 familje në fshatrat Ferras, Cerven dhe Libofshë.
“50% e vlerës së përcaktuar për cdo familje që përfitoi kompensimin financiar pas përmbytjeve ndërsa deri në fund të dhjetorit pritet të shpërndahet edhe pjesa e mbetur” tha ai.
Rreth 29 milionë lekë ka parashikuar bashkia e Fierit për të kompensuar dëmet e shkaktuara në banesa nga përmbytjet e muajit janar.
Pas verifikimeve në terren grupet e punës konstatuan se 104 familje iu dëmtuan banesat dhe orenditë për shkak të daljes nga shtrati të Vjosë ndërsa 8 të tjera për shkak të Semanit.
Ato ndodhen kryesisht në fshatrat Ferras, Kashisht, Petovë dhe Libofshë ndërsa në Lushnje dhjetra banesa u përmbytën për shkak të lumit Shkumbin.



