Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mungon cilësia, duhet ndryshuar loja”/ Fusha dhe Mneri analizojnë Gjermaninë: Fitore me shumë pikëpyetje për “Panzerat”

schedule20:35 - 21 Qershor, 2026

schedule 20:35 - 21 Qershor, 2026

Katër herë kampionët e botës, Gjermania, arritën një fitore dramatike 2-1 në minutat e fundit, por paraqitja e “Panzerave” vazhdon të ngjallë debate mes analistëve sportivë.

Gjatë një interviste në emisionin “Futboll, Jo Soccer” në ABC News, analisti Fusha u shpreh kritik ndaj mënyrës së lojës së përfaqësueses gjermane, duke vënë në dukje mungesën e cilësisë dhe qasjen taktike të skuadrës.

“Kimish jo vetëm që nuk ka vizionin, por nuk e çon ekipin përpara. Gjermania gjithmonë ka pasur një sulmues kryesor. Aktualisht nuk e ka atë cilësi dhe po tregohet shumë kokëfortë. Një kokëfortësi që ndoshta mund ta paguajë. Më e rëndësishme se lojtarët është mënyra se si vendoset të luhet”, tha Fusha.



Ndërkohë, gazetari sportiv Fatmir Mneri vlerësoi frymën e grupit te skuadra gjermane, duke theksuar se pavarësisht kritikave, ekipi ka treguar karakter dhe organizim.

“Gjermania ka treguar se është skuadër. Ka edhe elementë shumë të mirë në përbërje, si një mesfushë cilësore. Ndoshta duhet të bëjë më mirë llogaritë dhe të sakrifikojë disi në mënyrën e lojës”, deklaroi Mneri.

Debati mbi stilin e lojës së Gjermanisë mbetet i hapur, ndërsa skuadra vijon rrugëtimin në Botëror me objektivin për të rikthyer lavdinë e dikurshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!