Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky: Ukraina ka ushtrinë e dytë më të fortë të NATO

schedule23:09 - 19 Qershor, 2026

schedule 23:09 - 19 Qershor, 2026

Presidenti Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se forcat e armatosura ukrainase përbëjnë në praktikë “ushtrinë e dytë më të fortë të NATO-s”, pavarësisht se vendi i tij nuk është ende anëtar i aleancës ushtarake perëndimore.

Duke folur për gazetarët, Zelensky tha se “NATO ka nevojë për ne”, duke shtuar se ky është tashmë një fakt i pranuar nga udhëheqësit e vendeve anëtare të aleancës. Sipas tij, rezistenca e Ukrainës kundër pushtimit rus ka treguar aftësinë e ushtrisë ukrainase për t’u përballur me forcat ruse, të cilat konsiderohen gjerësisht ndër më të fuqishmet në botë.

Ukraina vazhdon të mbetet jashtë NATO-s, ndërsa ushtria më e fuqishme e aleancës mbetet ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Anëtarësimi i Kievit në NATO është një nga çështjet më të ndjeshme të konfliktit, pasi presidenti rus Vladimir Putin e ka përmendur vazhdimisht parandalimin e këtij procesi si një nga objektivat e luftës.



Presidendti Zelensky theksoi se përpjekjet e Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n janë ngadalësuar që kur SHBA+JA nisi përpjekjet për të ndërmjetësuar zgjidhjen e konfliktit mes Kievit dhe Moskës.

Presidenti ukrainas gjithashtu pretendoi se Putin synon të qëndrojë në pushtet deri në fund të jetës dhe se objektivi i tij afatgjatë është rikthimi i ndikimit të ish-Bashkimit Sovjetik, e cila u shpërbë në vitin 1991.

“Pa Ukrainën kjo është e pamundur, dhe pikërisht për këtë arsye gjithçka është kaq e vështirë për ne, ukrainasit”, deklaroi Zelensky, duke nënvizuar rëndësinë strategjike të vendit të tij në përballjen me Rusinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!