“Askush s’mund ta pranojë ikjen tënde”, miqtë të pikëlluar për 24-vjeçarin që vdiq papritur në kafe

schedule21:47 - 2 Janar, 2020

schedule 21:47 - 2 Janar, 2020

Një 24-vjeçar është ndarë nga jeta krejt papritur ditën e sotme në qytetin e Përrenjasit teksa ishte duke konsumuar kafen e mengjesit në një bar në këtë qytet.

Meleq Allidri 24-vjeç që jeton prej disa vitesh jashtë Shqipërisë dhe që ishte kthyer për festat e fundvitit pranë familjes nuk ka mundur dot t’i mbijetojë sulmit në zemer ç’ka dyshohet se i ka marrë jeten në lule të rinisë.Trupi i 24-vjecarit është dërguar në spitalin e Librazhdit ku i është kryer autopsia e cila pritet të dalë ne ditet ne vijim për të percaktuar shkaqet që çuan ne humbjen tragjike për familjen Allidri.

Ndërsa me dhjetëra statuse janë bërë në facebook, ku miqtë shprehin ngushëllimet në profilin e 24- vjeçarit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!