Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Papa: Dialogu më i mirë se lufta/ Ati i Shenjtë përshëndet paktin SHBA-Iran: Duhet të eliminojmë armët

schedule18:12 - 17 Qershor, 2026

schedule 18:12 - 17 Qershor, 2026

Papa Leoni XIV ka përshëndetur marrëveshjen e përkohshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, e cila synon ti japë fund konfliktit rajonal në Lindjen e Mesme.

Papa theksoi se dialogu dhe negociatat janë rruga më e mirë për të shmangur rikthimin e konfliktit.

“Gjithmonë duhet të bëjmë thirrje për paqe, të bëjmë thirrje për negociata. Falënderojmë Zotin që ekziston të paktën ky memorandum, të cilin thonë se do ta nënshkruajnë zyrtarisht të premten. Ka ende disa pika për t’u zgjidhur, por është gjithmonë më mirë ta bëjmë këtë përmes dialogut dhe negociatave, sesa duke u kthyer në luftë”, tha Papa Leoni.



Papa Leo shprehu shpresën se marrëveshja nuk do të mbetet vetëm një hap diplomatik, por do të sjellë fundin e vërtetë të luftës dhe stabilitet për rajonin.

“Shpresoj që kjo të jetë vërtet një zgjidhje për luftën, që lufta të marrë fund dhe të mund të ecim përpara. Për të mirën e të gjithëve, duhet të eliminojmë armët bërthamore, të kërkojmë të mirën e të gjithë popujve dhe të gjejmë mënyra për të zgjidhur problemet, përfshirë ato ekonomike dhe sociale që janë shfaqur”, shtoi Papa.

Uashingtoni dhe Teherani pritet të formalizojnë marrëveshjen të premten.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!