Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia udhëheq fluksin e turistëve në vend/ INSTAT: Vizitorët që u akomoduan në Shqipëri u rriten me 19,7 përqind

schedule14:06 - 17 Qershor, 2026

schedule 14:06 - 17 Qershor, 2026

Turistët italianë kanë mbajtur peshën kryesore të vizitorëve në Shqipëri në katër muajt e parë të këtij viti.Sipas ët dhënave të INSTAT shumica e vizitorëve të huaj që u akomoduan në Shqipëri vijnë nga Italia, rreth 23 %.

Ndërkohë që pushuesit nga Kosova janë renditur në vend të dytë  ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca.

Sipas Instat, Në prill 2026, numri i vizitorëve që u akomoduan në strukturat turistike në Shqipëri u rrit me 19,7 %, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.



Në muajt e parë të vitit ka rezultuar se rajoni qendër ka rezultuar më i preferuari kryesisht qytetet Elbasan dhe Tiranë.

Për shkak se në muajt e parë ende nuk ka nisur sezoni I plazhit pas qendrës është pozicionuar veriu dhe kryesisht Alpet. Ndërsa jugu është pozicionuar në ved të tretë.

Gjatë tremujorit të parë, të ardhurat nga vizitorët e huaj sipas Bankës së Shqipërisë arritën mbi 1 miliard euro, duke u rritur me 14.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për tre muajt e parë të vitit, duke konfirmuar zgjerimin e sezonit turistik përtej muajve të verës.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit, përgjatë 5 muajve të këtij viti vendi ka mirëpritur mbi 3.7 milionë vizitorë të huaj, duke shënuar një rritje më 8.1% krahasuar me një vit më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!